Lajm i mirë për studentët, pas kërkesës së Parlamentit Studentor, rritet vlera e bursave
Pas kërkesës së Parlamentit Studentor të UP “Hasan Prishtina” për rritjen e vlerës se bursave për studentë, bursa është rritur në vlerë 50€ nga 600€ sa ka qenë është rritur 650€.
Tashmë edhe UP-ja ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2018-2019, ku tregohen edhe kushtet që duhet plotësuar.
Derisa afati i aplikimit zgjat 15 ditë, duke filluar nga sot (15 nëntor) deri më 10.12.2019, përcjell Indeksonline.
Ndryshe, pas këtij vendimi të UP-së, Parlamenti Studentor, ka premtuar se do të vazhdojnë punën në përmirësimin e kushteve për të gjithë studentët./Indeksonline/

