Lajm i mirë për tifozat e Realit, Mbappe lirohet nga spitali

Futbollisti i Realit, Kylian Mbappe është liruar nga spitali, ku ka qëndruar ditën e sotme në ShBA.
Francezi kishte probleme shëndetësore, ku vuante nga gastroenterit akut, e kjo ishte konfirmuar nga klubi madrilen, shkruan IndeksOnline.
Pas disa ore të kaluara në spital, 26-vjeçari është liruar dhe është rikthyer në kampin stërvitor të Real Madridit.
Mbappé do të vazhdojë të marrë trajtim specifik mjekësor dhe gradualisht do të kthehet në aktivitetin e ekipit.
Nuk dihet ende nëse Kylian do të luaj në ndeshjen e ardhshme të Real Madridit në Kupën e Botës për Klube ndaj skuadrës meksikane Pachuca, e cila zhvillohet me 22 qershor./IndeksOnline/