Lajm i mirë për tifozët e Barcelonës, Gavi do të ftohet për ndeshjen ndaj Sevillas

Tifozët e Barcelonës kanë marr një lajm të mirë.
Mesfushori spanjoll, Gavi do të ftohet për ndeshjen e fundjavës, ndaj Sevillas, shkruan IndeksOnline.
Sipas mediave spanjolle, ai është në listën e trajnerit Hansi Flick.
Vendimi tashmë është marr pasi ai nuk ka pasur ndonjë problem gjatë stervitjeve të fundit.
Gavi ishte një mungesë e madhe për Barcelonën, pasi ishte jashtë fushave për afër një vit./IndeksOnline/