75 Mall Live Search
11:34 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / Blerim

Lajm i mirë për tifozët e Barcelonës, rikthehet Pique

Skuadra e Barcelonës ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Paris Saint-Germainit.

Klubi katalunas sonte do të luajë në kuadër të UEFA Champions League, ndaj klubit francez, PSG, shkruan IndeksOnline.

Barça ka publikuar listën e lojtarëve dhe në të shihet rikthimi i Gerard Piques, i cili mungoi 3 muaj për klubin nga Katalunia.

Ndeshja midis Barcelonës dhe PSG-së zhvillohet sonte nga ora 21:00./IndeksOnline/