75 Mall Live Search
18:47 / E Mërkurë, 09 Prill 2025 / Gj. Sh

Lajm i mirë për tifozët e Liverpulit, rinovimi i Salah çështje kohe

Mohamed Salah është shumë pranë nënshkrimit të një kontrate të re me Liverpoolin, me marrëveshjen që tashmë ndodhet në fazat përfundimtare. 

Klubi është i sigurt se gjithçka do të përfundojë së shpejti dhe se egjiptiani do të vazhdojë të jetë pjesë e “The Reds”.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se rinovimi i Salah është vetëm çështje kohe, ndërkohë që edhe situata me kapitenin Virgil van Dijk është pozitive. 

Mbrojtësi holandez ka deklaruar së fundmi se bisedimet për vazhdimin e kontratës po ecin mirë dhe janë në rrugë të mbarë.

Salah, i cili ka qenë një figurë kyçe për sukseset e Liverpoolit në vitet e fundit, pritet të vazhdojë aventurën e tij në “Anfield”, duke sjellë qetësi për tifozët që presin me padurim konfirmimin zyrtar.

Me të dy yjet që ka shumë gjasa të qëndrojnë në klub, Liverpooli duket i vendosur të ndërtojë një të ardhme solide, duke mbajtur në skuadër lojtarët më të rëndësishëm.