09:22 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Lajm i mirë për Unitedin, ylli i skuadrës nënshkruan kontratë të re? (Foto)

Futbollisti, Marouane Fellaini ka vendosur që të qëndrojë në “Old Trafford”.

Mesfushori belg më 1 korrik do ta zbuloj të ardhmen e tij, shkruan IndeksOnline.

30-vjeçari pritet të nënshkruaj kontratë të re me Manchester Unitedin. Sipas mediave ai do të nënshkruaj deri në vitin 2020.

Fellaini, një mesfushor i cili pëlqehet shumë nga Jose Mourinho, por që nuk ka shumë mbështetje nga tifozët, ka zhvilluar afro 110 paraqitje për “Djajtë e Kuq” dhe ka shënuar 14 gola.

Belgu më parë ka luajtur edhe për klube si, Standard Liege dhe Everton./IndeksOnline/