Lajm i mirë për Vedat Muriqin para duelit me Zenitin në Champions League

Vedat Muriqi u bë reprezentuesi i parë i Kosovës që luajti në Ligën e Kampionëve, pasi debutoi me Lazion në ndeshjen ndaj Dortmundit.
Ndërsa fundjavën e kaluar, sulmuesi prizrenas luajti ndeshjen e parë si startues me ekipin italian në fitoren 4-3 kundër Torinos.
Mediumet italiane raportojnë se trajneri Simone Inzaghi është i kënaqur me paraqitjet e Muriqit.
26 vjeçari pritet të luaj nga fillimi sonte kundër Zenitit të Shën Petersburgut.
Ndeshja zhvillohet në Rusi me fillim nga ora 18:55.
Italianët prijnë grupin me 4 pikë, aq sa ka edhe Club Brugge, Dortmundi i treti me 3 pikë ndërsa Zeniti i fundit është në kërkim të pikëve të para.
/Indeksonline/