Lajm i mirë/ Polici llapjan pas një beteje të gjatë me COVID, i rikthehet familjes

Covid-19 ka më shumë se gjashtë muaj që është bërë pjesë e përditshmërisë sonë, numri i të infektuarve ka shkuar mbi 13 mijë.
E ky virus ka prekur çdo kategori, përfshirë edhe ata që vënë në rrezik jetën e tyre për sigurinë tonë, policinë.
Por, një lajm i mirë vjen nga Podujeva, transmeton Indeksonline.
Pas një lufte të gjatë me COVID-19, është shëruar polici Rafet Dervisholli, i njëjti i është rikthyer sot familjes së tij.
Ndërsa së shpejti pritet t’i kthehet edhe detyrës së tij dhe jetës normale./Indeksonline
