Qeveria i ndan 5.5 milionë euro për shtesat e stafit shëndetësor

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të vazhdojë kontratat për stafin ndihmës shëndetësorë. Lajmin e ka dhënë në mbledhjen e Qeverisë, ministri i Financave, Hekuran Murati.
“Parashihet të ndahen mjete në shumën prej 5.5 milionë euro. Me rritjen e rasteve të reja, konsiderojmë që mbështetja duhet të vazhdojë” ka thënë Murati.