75 Mall Live Search
15:32 / E Premte, 05 Shkurt 2021 / Blerim

Lajm i mirë/ Rrezikohej ta mbyllte karrierën para kohe, Dubois do të kthehet në ring

Daniel Dubois pritet që të rikthehet në ring gjatë këtij viti në muajin prill.

Dubois pësoi humbje të befasishme ndaj Joe Joyce në vitin 2020 – pasi pësoi një lëndim të rëndë në sy, shkruan IndeksOnline.

Sot pas konsultimit në spital, ekipi mjekësor ia ka dhënë dritën e gjelbër boksierit të talentuar britanik.

Dubois mund të rikthehet në ring gjatë afatit të prillit.

Kujtojmë që pas humbjes turpruese ndaj Joyce, Dubois largoi trajnerin, Martin Bowers./IndeksOnline/