20:23 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Lajm i mirë/Shërohet rasti 0 me COVID19 nga Vitia dhe infermierja e Klinikës Infektive

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka dhënë dy lajme të mira sa i përket situatës me pandeminë COVID19 në Kosovë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot në ditën e 27-të nga konfirmimi i rastit të parë me COVID19 në Kosovë, kemi dy lajme shumë të mira:

Është shëruar rasti zero me COVID19 i cili është nje qytetar i Vitisë dhe

Është shëruar infermierja jonë në Klinikën Infektive e cila ka 43 vite përvojë punë në klinikë.


Kosova me masat e ndërmarra deri më taninë luftë për parandalimin e COVID19 po tregon sukses në menaxhimi e kësaj pandemie☑️

#rrinshpi#koronavirusi#meinfermieret