Lajm i mirë: Specializantët sot morën 300 eurot për muajin maj

Në zbatimi i vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masën 1.6. (Paketa fiskale emergjente) Ministria e Shëndetësisë ka kryer pagesën prej 300 eurove për muajin maj për kategorinë e specializantëve volunterë, përfitues nga paketa fiskale emergjente e Qeverisë së Republikës së Kosovës për personelin e ekspozuar gjatë pandemisë Covid-19.
Me kryerjen e kësaj pagese, përmbyllen obligimet financiare nga kjo paketë sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për stimulimin dymujor të personalit që ka qenë i angazhuar dhe ekspozuar gjatë pandemisë Covid-19.