75 Mall Live Search
18:34 / E Shtunë, 30 Janar 2021 / Blerim

Lajm i mirë/ Valon Berisha rikthehet nga lëndimi

Skuadra franceze, Reims përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka treguar se në ekip është rikthyer futbollisti kosovar, Valon Berisha.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha është rikthyer nga lëndimi muskulor dhe do të jetë në listën e lojtarëve për ndeshjen e nesërme ndaj Strasbourgit, shkruan IndeksOnline.

Berisha nuk luajti në tri ndeshjet e fundit të Reims: kundër St Etienne, Lille dhe Brestit.

Takimi mes Reims dhe Strasbourgit zhvillohet nesër nga ora 15:00.

Kujtojmë që Arbër Zeneli nuk është në këtë listë për shkak të lëndimit./IndeksOnline/