“Lajm i pabesueshëm dhe i rëndë”, ministrit i vdes bashkëpartiaku, e kujton me fjalë emocionuese

Ministri i Adiministrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqit, sonte ka marrë një lajm të hidhur.
Krasniqi njoftoi se miku i tij i afërt, Ramizi Zizaku , ka ndërruar jetë, shkruan IndeksOnline.
Ministri tha se vdekja e tij është një humbje dhe dhimbje e madhe për familjen e shoqërinë.

“Lajmi për vdekjen tënde është sa i pabesueshëm aq edhe i rëndë miku im Ramiz.
Humbje dhe dhimbje e madhe për familjen e respektuar Zizaku, për të gjithë shokët dhe bashkëpuntorët e IRDK-së.
Do te kujtojmë ashtu siç ishe gjithmonë, intelektual i dalluar, burrë fisnik, shokë i afërt e mik i dashur.
Ngushellime Familjes Zizaku!
Pusho i qetë Kryetar!”, tha ai.
I ndjeri, Ramizi ishte përfaqësues i Partisë Egjiptiane në diasporë./IndeksOnline/
