75 Mall Live Search
00:18 / E Diele, 17 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Lajm i rëndë, dyshohet për disa viktima në një aksident në Prizren

Prizreni është tronditur pak para mesnatës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se një aksident komunikacioni ka shkaktuar vdekjen e disa personave.

Dyshohet se tre viktima kanë humbur jetën nga aksidenti që ka ardhur si pasojë e garave në një rrugë afër Prizrenit.

Indeksonline do të iu mbajë të informuar në detaje për këtë rast tragjik.