75 Mall Live Search
11:15 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2023 / L K

Lajm i rëndë për sportin kosovar, humb jetën trajneri i mirënjohur i basketbollit në moshën 33 vjeçare

Para pak çastesh në moshën 33 vjeçare ka ndërruar jetë trajneri i mirënjohur kosovar, Illmen Bajra.

33 vjeçari ishte pjesë e shumë skuadrave në Kosovë ndërsa për një periudhë ishe edhe ndihmës-trajner te përfaqësuesja e Kosovës në basketboll.

Bajra kishte drejtuar Bashkimin e Rahovecin ndërsa njihej si një nga trajnerët më perspektiv në vend./Indeksonline/