75 Mall Live Search
08:24 / E Enjte, 23 Tetor 2025 / MSH

Lajm i shumëpritur për Dukagjinin, nënshkruhet kontrata për përfundimin e rrugës Prishtinë-Pejë

Ministria e Infrastrukturës më në fund ka nënshkruar kontratë me kompanitë e kontraktuara, për vijimin e punimeve në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Kontrata është dhënë për zgjerimin e rrugës në segmentin Dollc-Zahaq, për lotin 1 dhe 2, shkruan IndeksOnline.

Vlera e parashikuar e kontratës arrin shifrën prej 45 milionë e 690 mijë eurove.

Grupi i operatorëve ekonomikë që kanë fituar tenderin e thirrur nga ministria janë “Benita Company”, “Asfalt Group”, “Arfa Group”, “Fortesa SHPK” dhe “Saba Belca”.

Sipas kontratës publike të OSHP-së kompanitë i kanë të caktuara shifrat e investimeve dhe detyrat e ndara për realizimin e këtij projekti.