75 Mall Live Search
17:37 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Lajm shumë i keq për Kosovën, lëndohet Hekuran Kryeziu

Hekuran Kryeziu ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes së Zurichut kundër Xamax.

Mesfushori kosovar u zëvendësua në minutën e 20-të nga Mirlind Kryeziu, shkruan Indeksonline.

Ky lëndim vjen  para dy ndeshjeve të rëndësishme të Kosovës, kundër Danimarkës dhe Bullgarisë.

Në orët në vijim do të mësohet se sa është serioz lëndimi i Hekuran Kryeziu. /IndeksOnline/