75 Mall Live Search
08:34 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / V R

Lajme jo të mira për Milanin nga Belgjika, Saelemaekers largohet nga grumbullimi me kombëtaren

Paraqitjet pozitive me Milanin ndikuan që Alexis Saelemaekers të merrte një ftesë nga kombëtarja e Belgjikës për ndeshjet e muajit nëntor.

Gjithsesi, 21-vjeçari ka qenë i pafat dhe është dëmtuar, duke humbur takimet e kombëtares së tij.

Saelemaekers është larguar nga grumbullimi dhe është rikthyer në Milanello.

Lojtari i ekipit të Stefano Piolit do t’i nënshtrohet kontrolleve të specializuara mjekësorë ditën e nesërme, për të mësuar kohën që do i duhet të qëndrojë jashtë.