11:16 / E Diele, 26 Qershor 2022 / LB

“Lajme për like”, reagon Zafir Berisha pas raportimeve për kanosjen e Shaqir Totajt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, dje e ka denoncuar për kanosje ish-deputetin Zafir Berishën në Polici.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Pas raportimeve në media, ka reaguar kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha.

Ai në Facebook i ka quajtur rrena raportimet mediale.

Kujtojmë se PDK dhe Nisma janë në bashkëqeverisje në Prizren.

Postimi i Zafir Berishës:

Pasi disa sms që më prishën koncentrimin në një filmi shumë intetesat, desha ti pyes konspiracionistët dhe ata që “marrin vesh”  në “ lajme për lice”, a ka edhe ndonjë rren pa dalën në adres time a jo?

Nëse ka, le ti “zbulojn” para se me ik në pushime, se po më duket sivjet edhe detin kanë vendos mos me më lën me shiju si duhet!

Zafa