75 Mall Live Search
11:39 / E Premte, 17 Prill 2020 / indeksADMonline

Lajme të këqija për Chelsea dhe Arsenalin, Barcelona zbulon planet që ka për Coutinhon

Chelsea dhe Arsenal siç duket kanë marrë lajme jo të mira pasi që Barcelona ka zbuluar se janë duke planifikuar që Coutinho të qëndrojë në Camp Nou.

Arsenal, Chelsea e po ashtu edhe Tottenham ishin disa nga skuadrat e interesuara për transferimin e futbollistit të Barcelonës, transmeton IndeksOnline.

Por trajneri i katalunasve tha që Coutinho mendon që do të jetë pjesë e skuadrës gjatë fillimit të sezonit të ardhshëm.

“Ai është ende një lojtar i Barcelonës. Ju duhet të paguani klauzolën ose t’i paguani një shumë Barcës. Unë mendoj se ai mund të jetë këtu në fillim të sezonit të ardhshëm. Unë duhet të flas me të për ta pyetur atë”, tregoi Quique Setien./IndeksOnline/.