Lajme të këqija për Ramosin, pas ndeshjes me Barcelonën
Kapiteni i Real Madridit u largua nga Camp Nou me këmbë të lënduar andaj ka shumë raportime që këtë të diel të mungojë në ndeshjen kundër Athletico Bilbao.
Mirëpo në orët e ardhshme do të dihet në detaje për lëndimin e tij dhe do të konfirmohet se a do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen e ardhshme që do të jetë mjaft e rëndësishme për shkak që Real Madridi ka pikë të barabarta me Barcelonën.
Nëse Ramosi do të mungojë do të jetë një mungesë e madhe për Realin mirëpo Zidane mund ta ketë Miltaon si opsion./Indeksonline/.