75 Mall Live Search
12:21 / E Shtunë, 28 Tetor 2023 / Gj. Sh

Lajme të mira për Barcelonën disa orë para ndeshjes me Real Madridin

Skuadra e Barcelonës ka marr lajme të mira pak orë para ndeshjes me Real Madridin.

Tre futbollistët që ishin të lënduar gjatë javëve të fundit, Robert Lewandowski, Jules Kounde dhe Raphina do të jenë të gatshëm për “El Clasico”, shkruan IndeksOnline.

Trajneri, Xavi Hernandez ka bërë listën finale për ndeshjen e sotme, dhe këta tre futbollistë janë në mesin e 23 të ftuarve.

Po ashtu skuadra e Barcelonës përmes faqez zyrtare ka publikuar foto të Lewandowskit, Koundes dhe Raphinas nga stërvitja, duke treguar se janë të gatshëm për Real Madridin.

Ndeshja Barcelona – Real Madrid, nis nga ora 16:15./IndeksOnline/