Lajme të mira për Barcelonën, Suarez thotë që do të jetë në gjendje të luaj

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka thënë që do të jetë në gjendje të luaj kur skuadra spanjolle do të rikthehet në ndeshjet e La Ligas.
Suarez ishte operuar gjatë muajit janar mirëpo siç duket ai ka arritur të rikuperohet, transmeton IndeksOnline.
“Doktori më tha që jam më mirë dhe kjo më dha shpresa që të kthehem dhe të luaj sa më shpejt që është e mundur” tha Suarez.
Futbollisti shënoi 14 gola me Barcelonën gjatë sezonit 2019-2020 deri sa lëndoi gjurin./IndeksOnline/.