75 Mall Live Search
19:09 / E Martë, 02 Nëntor 2021 / C E

Lajme të mira për Bayernin, një rikthim i rëndësishëm para Benficës

Trajneri i Bayernit të Mynihut, Julian Nagelsmann ka fituar betejën me koronavirusin dhe i është rikthyer normalitetit, duke drejtuar seancën stërvitore të bavarezëve gjatë paradites së sotme.

Tekniku rezultoi pozitiv gjatë transfertës ndaj Benficës në Ligën e Kampionëve dhe më pas mungoi në katër ndeshje të Bayernit, megjithatë tani gjithçka është lënë pas dhe do të jetë në pankinë për sfidën e radhës , sërish ndaj portugezëve në Champions.

Bavarezët kanë fituar të tre ndeshjet e para në grupet e Ligës së kampionëve dhe tani u mjafton vetëm një pikë në sfidën e kthimit ndaj Benficës, për të siguruar biletën për në fazën e 1/8-ave.