16:36 / E Mërkurë, 06 Mars 2024 / Gj. Sh

Lajme të mira për Liverpulin para ndeshjes së Europa League

Skuadra e Liverpulit ka marr një lajm të mirë, pasi Mohamed Salah është rikthyer sot në stërvitje.

Sulmuesi egjiptian ishte jashtë fushave për dy javë, për shkak të një dëmtimi në muskul, shkruan IndeksOnline.

Rikthimi i tij vjen një ditë përpara ndeshjes së Liverpulit në Ligën e Evropës, kundër Sparta Pragës.

Nuk dihet nëse ai do të luaj të enjeten, pasi Jurgen Klopp dëshiron ta ketë ta gatshëm për derbin ndaj Manchester Cityt, ndeshje e cila zhvillohet ditën e diel.

Salah është futbollisti krysor i Liverpulit, ku këtë sezon ka shënuar plot 19 gola në të gjitha garat./IndeksOnline/