Lajme të mira për Mohamed Salah
Mesfushori i Liverpoolit, Mohamed Salah, në ndeshjen e fundit kundër Leicesterit pësoi një lëndim të rëndë, që e la me dhimbje.
Mesfushori Hamza Choudury bëri një ndërhyrje tepër të ashpër në egjiptianin.
Trajneri Jurgen Klopp pas ndeshjes theksoi që nuk e di shkallën e lëndimit të Salah.
Megjithatë lajmet e fundit që vijnë nga taborri i Liverpoolit, bëjnë të ditur se “mbreti egjiptian” do të jetë i gatshëm për lojë pas dy javësh. /Indeksonline/