75 Mall Live Search
08:17 / E Shtunë, 30 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Lajme të mira për Realin, katër yjet e skuadrës kthehen në stërvitje

Real Madridi ka marrë lajme të mira në prag të vitit 2024.

Katër yjet e skuadrës, Vinicius Jr, Camavinga, Carvajal dhe Arda Güler janë rikthyer në stërvitje, shkruan IndeksOnline.

Ata ishin bashkuar skuadrës në stërvitjen e ditës së premte.

Te Reali shpresojnë që që të gjithë ata të jenë gati në ndeshjen e parë të muajit janar.

Mbetërit do të përballen me Mallorcan me 3 janar, ndëra me 10 janar do të zhvillojnë ndeshjen e Superkupës së Spanjës, kundër Atletiko Madridit./IndeksOnline/