Lajme të mira për Samir Ujkanin, nga Torino
Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, nga 2 shtatori i këtij viti është transferuar te skuadra italiane, Torino.
Gardiani i portës së Kosovës, nuk ka rritur ende të luajë në anjë takim këtë edicion në këtë ekip.
Madje, vushtrriasi ka qenë portier i tretë i Torinos.
Por, në ndeshjen e fundit, Torino – Spali, portieri i parë i vendësve, Sirigu pësoi një lëndim dhe derisa Rosati dhe Ujkani ishin në bankën rezervë, shqiptari doli për nxehje.
Kjo nënkupton, se trajneri Walter Mazzari e ka emëruar Ujkanin si portieri i dytë, menjëherë pas Sirigut. Duket se me punën e tij në stërvitje, Ujkani e ka bindur Mazzarrin që të jetë portieri i dytë në skuadër.