75 Mall Live Search
22:00 / E Diele, 27 Korrik 2025 / AR

Lajmërohet S4MM, i ka disa fjalë për Unikkatilin

Reperi ka bërë bujë gjithandej.

Këngët e tij ishin hite në kohën kur S4MM ishte shumë aktiv në sjelljen e projekte të reja muzikore.

Për shumë pikëpyetje, ai ka folur në një intervistë në “Prive” në Klan Kosova.

“Medelina”, si projekt, bëri bujë të madhe edhe për faktin që mes rreshtave përmendet Unikkatili.

Në këtë intervistë, reperi tregoi se është rritur me këngët e Unikkatilit dhe thekson se nuk dëshiron që të vdes.

“Unë me Unikkatilin jam rritur, nuk kam me mohu, asnjëherë nuk do ta mohoj. Se unë nuk kam ditur anglisht, Unikkatilin e kam dëgjuar kur kam qenë i ri, ka qenë më hip hop”, tha ai.