Lajmërohet Arbër Hoxha, falënderon për mbështetjen dhe premton se do të kthehet më i fortë

Futbollisti i Ballkanit, Arbër Hoxa ka pësuar një lëndim të ligamenteve dhe duhet të operohet patjetër.
Ai gjatë ditës ka marrë komente dhe mbështetje nga i gjithë komuniteti i futbollit e në veqanti skuadra e Ballkanit.
Hoxha përmes një shkrimi në FB ka falenderuar të gjithë për mbështetjen dhe premton se do të kthehet edhe më i fortë!
Ky është shkrimi i tij:
Edhe pse gjindem në një moment të vështirë shfrytëzoj rastin të ju falenderoj përzemërsisht për përkrahjen e vazhdueshme në këto momente aspak të mira për mua personalisht, me ndihmën e Zotit shpresoj dhe besoj që do të kthehem më i fort se që isha sepse para vetes shoh sfida shumë të mëdha.
Përherë i juaji Arber Hoxha.