Lajmërohet Dybala, tregon se a është infektuar me koronavirus

Gjatë mbrëmjes së kaluar në mediat italiane është raportuar se koronavirusit nuk i ka shpëtuar as Dybala.
Mirëpo është vet lojtari i Juventusit i cili sot ka dal me një deklaratë, duke demantuar lajmet rreth tij.
Ai nëpërmjet një postim në Twitter, ka bërë të ditur se është mirë dhe se është izoluar vullnetarisht, duke e cilësuar thjeshtë një lajm të rrejshëm.
“Mirëdita të gjithëve, dua t’iu konfirmoj të gjithëve se jam mirë dhe jam në izolim me vullnetin tim ashtu sit ë gjithë shokët e skuadrës pas daljes pozitive me koronavirus të Daniele Ruganit. Faleminderit të gjithëve për mesazhet inkurajuese, uroj që edhe ju të jeni mirë. Le t’u themi jo, lajmeve të rreme!, shkruan Dybala në Twitter.