75 Mall Live Search
22:05 / E Mërkurë, 05 Janar 2022 / AR

Lajmërohet Egzona nga Podujeva, çka i tha vëllait të saj?

Është gjendur Egzona nga Komuna e Podujevës. Kështu ka konfirmuar për Indeksonline vëllai i saj.

Ai tregoi se Egzona është lajmëruar dhe se është në gjendje shumë të mirë, mirëpo vëllait nuk ia ka treguar vendodhjen e saj.

“Egzona është lajmëru, është shumë mirë. Vendodhjen nuk e tregoi, vetëm tha se është shnosh e mirë, mos u bëni merak”.

Kujtojmë që ajo u largua nga shtëpia më datë 2 janar 2021 rreth orës 1:45 minuta pas mesnatës.

Atë natë 31-vjeçarja, në shtëpinë e vëllait, i la katër fëmijët e saj./Indeksonline/