11:30 / E Hënë, 17 Janar 2022 / B O

Lajmërohet Gjergj Dedaj nga sheshi i Prishtinës: S’po më kërkon Policia, Vjosa Osmani bëri krim ndaj meje!

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj është raportuar dje në media se po kërkohej nga Policia për shkak se nuk i kishte dorëzuar tabelat zyrtare diplomatike.

Por, ish-ambasadori Dedaj e ka mohuar një gjë të tillë në një intervistë për Indeksonline.

Ai është shfaqur para bustit të Gjergj Kastriotit në Prishtinë ku ka deklaruar se nuk ka problem me ligjin.

Dedaj e ka përmendur edhe shkarkimin e tij nga detyra e ambasadorit duke thënë se presidentja Osmani ka bërë një krim ndaj tij me këtë vendim./Indeksonline/