Shfaqet Isa Mustafa, ky është vlerësimi i tij për Ligjin e rimëkëmbjes ekonomike

Isa Mustafa e ka quajtur hap të rëndësishëm për të fituar betejën me pasojat ekonomike dhe sociale miratimin në lexim të parë të Ligjit për rimëkëmbie ekonomike.
Numri një i LDK-së ka thënë se vendi nuk ka dy pandemi, një për pozitën e një për opozitën, por ka një luftë të përbashkët.
“Miratimi në lexim të parë i Ligjit për rimëkëmbie ekonomike është një hap i rëndësishëm për ta fituar betejën me pasojat ekonomike dhe sociale nga pandemia Covid-19.
Uroj deputetët që e votuan!
Lufta për të mposhtur pasojat nga pandemia është detyrim i të gjithëve, pozitës dhe opozitë, nga fakti se nuk kemi dy pandemi, njërën për pozitën e tjetrën për opozitën por një Covid-19, që po i prek qytetarët pa dallim.
Inkurajoj një bashkëpunim racional të të të gjitha grupeve parlamentare dhe të të gjithë deputetëve dhe Qeverisë në plotësimin dhe begatimin e këtij projektligji në mënyrë që ai të jetë sa më gjithëpërfshirës deri në miratimin e tij si ligj në leximin e dytë” shkruan Isa Mustafa në reagim./Indeksonline/