23:00 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Lajmërohet Kurti, ngushëllon familjarët e të vdekurve, ka disa fjalë edhe për ambasadoren!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka ngushëlluar familjarët e të vdekurve sot në aksidentin në magjistaren Prishtinë-Gjilan.

“Nga pozita zyrtare si kryetar i Lëvizjes, si dhe deputet i Republikës, si dhe nga ndjeshmëria njerëzore, sot uroj që ambasadorja e vendit mik, Turqisë, ta marrë veten sa më shpejt nga dëmtimet që morëm vesh se ia ka shkaktuar një aksident. Në të njëjtën kohë, shpreh ngushëllimet tona për familjarët e të dashurit e tre të vdekurve në të njëjtin aksident”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në Facebook.

“Politikat e dështuara në administrimin e trafikut rrugor dhe kultura e papërgjegjësisë e cila merr modelin e keq nga disa njerëz të pushtetshëm, ka sjellë situatën ku shumë jetë po merren prej aksidenteve rrugore. Secili lajm i keq që kemi marrë na ka pikëlluar e dëshpëruar, dhe fatkeqësisht nuk kanë qenë pak”, shkruan ai./Indeksonline/