75 Mall Live Search
11:10 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

Shfaqet kryeministri izraelit, paralajmëron kundërshtarët…!

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyhahu, paralajmëroi se vendi i tij do të godiste fuqishëm këdo që e sulmon atë, pasi përsëriti mbështetjen e tij për vrasjen e komandantit ushtarak iranian, Qasem Soleimani.

“Kushdo që përpiqet të na sulmojë do të marrë goditjen më të fortë”, tha Netanyahu në Jerusalem.

Ai tha se Izraeli “qëndron plotësisht” përkrah vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të vrarë gjeneralin iranian, duke thënë se Trumpi duhet të urohet për veprimin e marrë me “me shpejtësi, guxim dhe vendosmëri”.

Image result for Benjamin Netanyahu military

Reagimi i Netanyahut bëhet pas sulmit në dy baza ajrore që strehojnë trupat amerikane në Irak nga Irani.

Televizioni shtetëror iranian tha se sulmi është ndërmarrë, si hakmarrje ndaj vrasjes së komandantit të lartë të vendit, Qasem Soleimanit.

Më 3 janar, Shtetet e Bashkuara përmes sulmeve ajrore vranë udhëheqësin e forcës Kuds të Iranit, Qasem Soleimani.

Uashingtoni e ka fajësuar Soleimanin për vrasjen e trupave amerikane në Irak dhe e ka akuzuar atë për komplot për sulme të reja pak para vrasjes së tij, javën e kaluar pranë aeroportit të Bagdadit.

Soleimani ka udhëhequr milicitë iraniane në konfliktet në Siri, Irak, Liban dhe Jemen.

Shtetet e Bashkuara e kanë konsideruar si “terrorist”.