Lajmërohet Zemaj, flet me përqindje: Kemi vetëm 8.7% të rasteve!

Armend Zemaj ende s’e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve. Megjithatë, ministr në detyrë i Shëndetësisë ka njoftuar numrin e personave të infektuar me Covid19 në 24 orët e fundit.
Pas një takimi me Shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës Sllovake në Prishtinë, Zemaj ka njoftuar se 267 persona kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit.
“Sot, me z. Rastislav Kostilník, Shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës Sllovake në Prishtinë, kemi nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit, nëpërmjet të cilit, Ministria e Shëndetësisë, pranon donacion për blerjen e testeve PCR.
Ky kontribut financiar, do të përdoret për sigurimin e testeve COVID 19, duke iu shtuar donacioneve shumë të çmuara nga vendet mike, në kohë pandemie.
E sigurova z. Kostilnik, se rruga jonë, synimi ynë madhor, është rruga integruese euro-atlantike, duke ndarë vlerat dhe synimet e përbashkëta me qytetarët dhe institucionet e vendit mik Sllovakisë.
Brenda 24 orëve, nga 2040 mostra, 267 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, apo në përqindje 8.7%” shkruan Zemaj në njoftim./Indeksonline/