18:48 / E Premte, 18 Qershor 2021 / OSH

LAJMI I DITËS: Christian Eriksen lirohet nga spitali, viziton bashkëlojtarët në Qendrën e Stërvitjeve

Mesfushori danez, Christian Eriksen është liruar nga spitali.

Lajmin e ka konfirmuar Federata Daneze e Futbollit që kanë bërë të ditur se Eriksen tashmë i është bashkuar familjes së tij, transemton Indeksonline.

Eriksen pasi u lirua nga spitali, ka vizituar bashkëlojtarët e tij të kombëtares në Qendrën e Stërvitjeve.

Mesfushori iu nënshtrua një operimi të suksesshëm dhe tash gjendja e tij është stabile. /Indeksonline/