75 Mall Live Search
13:44 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Lajmi i fundit, anulohet grumbullimi i Kosovës

Është anuluar grumbullimi i Kombëtares U19 të Kosovës, lidhur me ndeshjet miqësore me Shqipërinë.

“Vendimi është marrë nga Komiteti i Emergjencës i Federatës Shqiptare të Futbollit – FSHF, në mirëkuptim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe ka ardhur në vijim të konsultimeve të FSHF-së me specialistët përkatës, si pasojë e situatës së fundit të krijuar në Shqipëri”, njofton FFK-ja.

Grumbullimi ka qenë i parashikuar të bëhej në Shqipëri më 24 – 31 mars, ndërsa ndeshjet ishin parashikuar të luheshin më 29 – 31 mars.