15:56 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Atdhe Nuhiu do të luaj nga minuta e parë në ndeshjen kundër Çekisë

Kosova do të luaj sonte kundër Çekisë, mirëpo me disa mungesa mjaftë serioze siç është Vedat Muriqi.

Sipas burimeve të IndeksOnline, lojtari i cili pritet ta zëvendësoj Muriqin në qendër të sulmit nga minuta e parë, do të jetë sulmuesi shtatlartë Atdhe Nuhiu.

Nuhiu do të jetë shpresa e Kosovës për lojën në ajër për shkak që është i gjatë me trup, duke pasur parasysh faktin se shumica e lojtarëve çekë kanë të njejtat karakteristika, pra janë shtatlartë.

Kosova në ndeshjen e sotme shpreson që të arrijë fitore dhe të kualifikohet në Euro 2020. /Indeksonline/.