75 Mall Live Search
17:05 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / kutia

Konfirmohet: Bylbyl Sokoli arrin marrëveshje me klubin e Gjilanit

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli ka arritur para pak çastesh marrëveshje me skuadrën e Gjilanit.

Sokoli do të jetë trajner i ‘Skifterave’ për pjesën e mbetur të sezonit, shkruan IndeksOnline

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline, vetë Sokoli, ku tha se ka arritur tashmë marrëveshjen me Gjilanin.

Kujtojmë se “Profa”, merr drejtimin e Gjilanit pas trajnerit Gentian Mezani i cili u tërhoq nga klubi para disa ditësh.