75 Mall Live Search
15:19 / E Premte, 05 Mars 2021 / OSH

Lajmi i fundit/ Kategorizimi i ri i komunave sipas zonave

Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Nga sot e deri më 12 mars, në “Zonën e kuqe” janë 14 komuna:

Zveçani, Mitrovica  e Veriut, Prishtina, Fushë-Kosova, Kamenica, Leposaviqi, Peja, Zubin-Potoku, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Kllokoti, Mitrovica e Jugut dhe Lipjani.

Në “Zonën e verdhë” janë 13 komuna: 

Vushtrria, Podujeva, Ferizaj, Deçani, Vitia, Rahoveci, Graçanica, Prizreni, Novobërda, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja dhe Istogu.

Në “Zonën e gjelbër”  janë 11 komuna:

Skenderaj, Klina, Drenasi, Dragashi, Juniku, Malisheva, Mamusha, Shtërpca, Hani i Elezit, Parteshi dhe Ranillugu.

Komunat që kanë pësuar ndryshime gjatë kësaj jave janë:

·         Mitrovica e Veriut nga “Zona e verdhë” ka kaluar në “Zonën e kuqe”

·         Mitrovica e Jugut nga “Zona e verdhë” ka kaluar në “Zonën e kuqe”

·         Leposaviqi nga “Zona e verdhë” ka kaluar në “Zonën e kuqe”

·         Gjilani nga “Zona e verdhë” ka kaluar në “Zonën e kuqe”

·         Gjakova nga “Zona e verdhë” ka kaluar në “Zonën e kuqe”

·         Kamenica nga “Zona e gjelbër” ka kaluar në “Zonën e kuqe”

·         Zubin-Potoku nga “Zona e gjelbër” ka kaluar në “Zonën e kuqe”

·         Kllokoti nga “Zona e gjelbër” ka kaluar në “Zonën e kuqe”

·         Shtimja nga “Zona e gjelbër” ka kaluar në “Zonën e verdhë”

·         Istog nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë

·         Deçani nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë

·         Rahoveci nga “Zona e gjelbër” ka kaluar në “Zonën e verdhë”

·         Prizreni nga “Zona e gjelbër” ka kaluar në “Zonën e verdhë”

·         Novobërda nga “Zona e gjelbër” ka kaluar në “Zonën e verdhë”

·         Suhareka nga “Zona e gjelbër” ka kaluar në “Zonën e verdhë”

·         Kaçaniku nga “Zona e gjelbër” ka kaluar në “Zonën e verdhë”.