Kosova nuk lejohet përsëri të futet në Serbi(Video)
Përfaqësuesit e Kosovës në karate janë ndaluar të futen në Serbi edhe në tentimin e dytë gjatë ditëve të sotme.
Federate e Karatesë së Kosovës është njoftuar nga ajo evropiane se nuk mund të kalojnë në Serbi.
“Pasdite atyre u është thënë se mund të nisen për në shtetin serb por gjatë rrugës për në kufi atyre prapë u është kumtuar nga kryetari i Komitetit Olimpik Evropian që mos të provojnë sepse Serbia nuk ka lëshuar pe për pjesëmarrjen e karateistëve në Kampionatin Evropian në Novi Sad, ka thënë nga pika kufitare në Merdare kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës Ismet Krasniqi.
Megjithatë, Federata e Karatesë së Kosovës ka njoftuar se do të ndjek hapat ligjore dhe do t’i padisë organizorët në gjykatën e arbitrazhit sportiv. /IndeksOnline/