11:38 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / k.v

LAJMI I FUNDIT: Nis takimi Kurti-Borrell-Lajçak në Bratisllavë

Ka filluar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell në Bratislavë.

Në këtë takim po merr pjesë edhe emisari për dialogun Kosovë-serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi mes Kryeministrit Kurti, Borrellit e Lajçakut tashmë ka filluar.

Mbajtjen e një takimi të tillë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ai ka thënë se qëndrimi i Kurtit në Bratislavë do të jetë njëditor e ku do të marrë pjesë edhe në ditën e fundit të Konferencës për Siguri Globale në Bratislavë-Globsec.

Një ditë më parë, kryeministri Kurti kishte anuluar pjesëmarrjen e tij në këtë forum dhe njësoj kishte vepruar edhe presidenti i Serbisë, Aleknsandar Vuçiq./RTK/