Ndërpritet seanca, përplasje fizike në Kuvend

Deputetët janë pëplasur në Kuvend të Kosovës pas debatit për të pagjeturit.
Në pamje live të seancës shihej se shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi është përplasur me deputetët e LVV-së Hajrulla Çeku dhe Hekuran Murati.
Në mbyllje të interpelancës për të të pagjeturit, deputetja e Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari dhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi kanë vazhduar përplasjet edhe përtej foltores.
Pas kësaj Nagavci tha se seanca vazhdon në orën 15:30 pas pauzës së drekës.