Lajmi i fundit: Pranohet propozimi i FIFA-s, nga tani do të lejohet të bëhen 5 zëvendësime

Ligjvënësit e futbollit kanë marrë vendim që klubet të lejohen të bëjnë pesë zëvendësime në një ndeshje.
Kjo ka ardhur si shkak i koronavirusit në mënyrë që të ndihmoj klubet pas pauzave të gjatë, transmeton IndeksOnline.
FIFA më parë kishte propozuar këto masa, shkaku që futbollistët ta kenë më të lehtë lojën e tyre, kurse tani edhe është aprovuar kjo kërkesë e tyre.
“IFAB ka pranuar të bëjë një ndryshim të përkohshëm në Ligjet e lojës bazuar në një propozim të marrë nga FIFA që kërkon të mbrojë mirëqenien e lojtarëve”.
“Për garat të cilat ose kanë filluar apo do të fillojnë, IFAB ka aprovuar propozimin e FIFA-s për të futur një ndryshim të përkohshëm në Ligjin 3 – Lojtarët, i cili do të lejojë të bëhen maksimum nga pesë zëvendësime për ekip” thuhet në një deklaratë të IFAB./IndeksOnline/.