75 Mall Live Search
12:58 / E Diele, 08 Mars 2020 / indeksADMonline

Lajmi i fundit, Serie A në kaos total

Ndeshja ndërmjet Parmës dhe Spalit ishte programuar që të luhej në orën 12:30, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Skuadrat ishin të gatshme, madje ishin në tunel duke hyrë në fushë, mirëpo gjyqtarët vendosën të rikthejnë skuadrat sërish në dhomat e zhveshjes.

Gjendja nuk është e mirë, dhe Serie A ka gjasa që përfundimisht të shtyhet.

Ministria e Sportit dhe drejtuesit e ligës, Serie A do të kenë një mbledhje të jashtëzakonshme dhe do të vendosin për 30 minuta se çfarë do të ndodh./IndeksOnline/