LAJMI I FUNDIT: Shtyhen zgjedhjet në Veri

Mbajtja e zgjedhjeve në katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, është shtyer.
Këto zgjedhje pritet të mbahen në prill të vitit të ardhshëm, raporton Indeksonline.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur këtë vendim, pas takimit me krerët e partive politike.
Zgjedhjet e parakohshme në Veri u paralajmëruan pas dorëheqjes së udhëheqësve të këtyre katër komunave.