75 Mall Live Search
13:09 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / OSH

Lajmi i mirë, Ëmbla Ademi i kthehet shkollës

Ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri, ka bërë të ditur se nxënësja e klasës së katërt me Sindromën Down, Ëmbla Ademi, nga Gostivari, i është kthyer sërish procesit mësimor.

Ajo e kishte e ndërprerë mësimin pasi prindërit e nxënësve që ishin në klasën e saj kishin bërë peticion që Ëmbla të largohet nga klasa.

“Për kënaqësinë time personale dhe akoma më shumë për kënaqësinë e familjarëve të saj dhe mbi të gjitha për kënaqësinë e saj, sot ajo është sërish mes shokëve të klasës dhe jashtëzakonisht e lumtur që vazhdon të marrë njohuri të reja, të përparojë dhe të krijojë miqësi me bashkëmoshatarët e saj”, ka shkruar ministri Shaqiri në Facebook.